Një 51 vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi qëlloi në ajër me armë zjarr pranë magazinës së tij në Patos.

 

Ngjarja ndodhi në orët e vona të mbrëmjes së të martës. Pasi dëgjuan të shtënat me armë, banorët njoftuan policinë që shkoi në vendngjarje dhe arrestoi shtetasin me iniciale 51 vjeç, banues në Fier.

 

Gjatë kontrollit të policisë në magazinën e tij u gjet 1 armë zjarri pushkë dhe 3 krehëra me fishekë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *