Subscribe

Arrestohet autori i vrasjes në qëndër të Bulqizës paraditen e kësaj të enjte.

Fatjon Keta 22 vjec u kap vetëm 1 orë e 30 minuta pasi qëlloi për vdekje me thikë bashkëmoshatarin e tij Arlind Pasha .

I riu, për të cilin Vizion Plus raporton se ka probleme mendore, u prangos nga policia në “Lagjen e Re” në Bulqizë.

Sherri kishte nisur për motive krejt banale derisa Keta qëlloi me thikë 20 vjecarin Pasha me te cilin njiheshin pasi jetonin ne nje lagje.

Ai mbeti i plagosur rëndë por më pas humbi jetën rrugës për në spital.

Autori Fatjon Keta gjatë natës kishte dhënuar edhe nënën dhe motrën e tij.

Në Komisariatin e Policisë Bulqizë është shoqëruar për tu marrë në pyetje edhe vëllai i autorit të dyshuar , shtetasi E.K, i cili ka qenë prezent në konflikt gjatë ndodhjes së konfliktit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *