E shtunë, 10 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Punonjës të OSHEE në “shtëpi bari”, 15 persona u arrestuan pasi nuk raportuan trafikantët 

Të pakten 15 punonjës të shpërndarjes së energjisë elektrike nga fillimi i vitit deri më tani janë arrestuar dhe proceduar në gjendje të lirë. Ata akuzohen për shpërdorim detyre. Hetuesit dyshojnë se zona që ata mbulojnë nuk është kontrolluar sipas ligjit. Nga ana tjetër, për një pjesë e tyre dyshohet se kanë bashkëpunuar me trafikantët duke lejuar vjedhjen e energjisë në ambjentet ku kultivohet kanabisi.

 

Reklamë

Kohët e fundit, numri i punonjësve të OSHEE të hetuar ka ardhur në rritje, kjo për shkak të përhapjes së banesave ku kultivohet lënda narkotike në kushte laboratorike.

 

Reklamë

Burimet theksojnë se punonjësit e OSHEE kanë qenë në dijeni për shtëpitë e barit por nuk i raportuan pranë policisë, madje ata i kanë manipuluar faturat e energjisë përmes uljes së konsumit duke favorizuar aktivitetin e trafikantëve.

 

“Më heret edhe kreu i Policisë së Shtetit, Gledis Nano hodhi kritika ndaj institucionit të OSHEE pasi nuk ka dorëzuar asnjë raport në lidhje me shtëpitë e barit.”

 

Statistikat tregojnë se vitin e kaluar janë proceduar 165 zyrtarë vendorë, administratorë të njësive, kryetarë të fshatrave, punonjës të sektorit pyjor dhe të OSHEE. Ata akuzohen për shpërdorim detyre dhe moskallëzim krimi.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë