Një 23 vjecar që ndodhej në “Arrest shtëpie” është bërë protagonist I një sherri në një nga linjatg e urbanit në Tiranë.
Shtetasi me iniciale A.K ka thyer masën e sigurisë duke dalë nga shtëpia dhe më pas është konfliktuar për motive të dobëta (pse autobuzi nuk ecte shpejt), me shoferin e autobusit të një linje urbani.
Më pas e ka goditur me mjete të forta në pjesën e fytyrës. Pas marrjes së njoftimit shërbimet e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje ku dhe arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.