Nga Olta Blaceri
Partia Socialiste i bëri një ofertë të re Partisë Demokratike; deputetët e mazhorancës do të pranojnë ndryshimin e sistemit zgjedhor nëse opozita pranon të bashkojë votat për të ulur numrin e deputetëve nga 140 që ka aktualisht parlamenti në 100 deputete. Oferta u prezantua nga bashkekryetari socialist I komisionit të reformës zgjedhore Damian Gjiknuri I cili u kërkoi demokratëve të ulen së bashku dhe të ndryshojnë Kushtetutën.
“Nga ana jonë ka pasur një propozim public që të rishikohet numri I deputetëve, apo ajo që quhet superstrukturë kushtetuese në Shqipëri për të gjetur një kompromis të përbashkët. Kjo është cështje politike. Pra ne si parti socialiste kemi hedhur një dëshirë një ide që përputhet mendojmë ne me progresin e vendit dhe stadin ku është Shqipëria qoftë edhe me lëvizjet demografike dhe patjetër nëse do të ketë dëshirë edhe nga ana juaj ne këto cështje mund ti përmbledhim bashkë. Pra ndryshimit të kushtetutës përsa I përket sistemit zgjedhor por njëkohësisht edhe rishikimin e numrit të mandateve të kuvendit”, u shpreh Gjinkuri.
Por nënkryetari i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi I tha jo ofertës së socialistëve.
“Hedhja në tryezë e propozimeve që dëmtojnë thelbësisht pluralizmin politik ndër to edhe reduktimi I numrit të mandateve që do e bëntë të pamundur për partitë e vogla që të konkurojnë dhe të hyjnë në parlament nuk mund të vendoset mbi tryezë thejsht për të thënë që; ne kemi këtë, tani ato që ju keni eja ti diskutojmë. Unë e shtrova në cështje parimi, jo utilitarizmi apo populizmi”, tha Bylykbashi.
Parimi për të cilin flet PD dhe Oerd Bylykbashi është zhbërja e ndryshimeve që socialistët bënë në mënyrë të njëanshme në vititn 2020 duke hequr koalicionet. Bylykbashi theksoi se opozita pranon të diskutojë vetëm ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe asnjë propozim tjetër.
“Nuk është fare detyrimi jonë dhe e korrigjoj këtu cdo lloj keqkuptimi që mund të bëhet, histori komisionesh me mandat kushtetues, nuk është këtu cështja. Nëse këtu do të vijë nevoja për të diskutuar ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe kjo prek kushtetutën e kemi bërë dhe herë të tjera, do ta bëjme. Por së pari shqiptarët duhet të kuptojnë që është një sistem I poshtër që duhet hequr, është një sistem koalicionii cili I lidh duart partive për të mos dalë në fletën e votimit, vetëm e vetëm që Edi Rama të rrijë në pushtet. Nuk besoj që shqiptarët kanë këtë prioritet”, vijoi Bylykbashi.
Nga ana tjetër gjiknuri përsëriti se mazhoranca nuk ka asnjë detyrim të ndryshojë sistemin nëse opozita nuk pranon propozimin e saj
“Pra këto janë gjëra që quhen sovranitet I dëshirës. Ne dhe ju pa kërkesë nga ODIHR-i , pa kërkesë nga të tjerë por për shkak të nevojës për një sistem më të mirë qeverisje sic pretendoni ju apo qoftë edhe ne përsa I përket numrit të deputetëve unë që tani po e them jam dakord që këto cështje ti përmbledhim së bashku dhe ti diskutojmë qoftë në këtë komision por qoftë edhe në një komision të karakterit të reformës kushtetuese ku mendoj se të dyja cështjet mund të trajtohen shumë mirë në funksion të pasjes së një qeverie sa më stabël”, tha Gjiknuri.
Ideja e uljes së numrit të deputetëve u prezantua nga kryeministri edi rama në shtatorin e vitit të kaluar. Pak ditë më parë kryeministri deklaroi se kjo cështje do ti nënshtrohet referendumit; por referendumi kushtetues nuk eshte nje process I lehte. Ndryshimi I kushtetutes duhet se pari të votohet me 94 vota ne parlament dhe pastaj nga qytetaret dhe mazhoranca sot ka vetem 86 mandate.





