Mazhoranca eshte e vendosur te nderhyje ne ligjin themeltar te shtetit  per te vendosur nje mekanizem zhbllokimi ne lidhje me ceremonine e betimit te anetareve te Gjykates Kushtetutese.

Nje dite pasi Komisioni i Venecias rekomandoi qe kufizimi i te drejtes se presidentit per betimin e gjyqtareve te behet ne kushtetute, e jo me ndryshim ligji sic ishte tentativa e pare e mazhorances, numri dy i socialisteve Taulant Balla ka deklaruar se opinion i Venecias do te zbatohet.

TAULANT BALLA

Kryetar i grupit parlamentar, ps

Ftoj opoziten qe te shohim mekanzimat per te nderhyre ne kushtetute per betimin se nuk mund te kete drejte presidenti te mos beje betimin.

Balla theksoi se opinionet e Venecias duhen lexuar me kujdes e jo si tifoze te nje ekipi te kategorise se trete, megjithate dy rekomandimet e eksperteve te venecias kunder shkarkimit te Ilir Metes si President i Republikes duket se kane sjelle nje terheqje tek mazhoranca.

“Shkarkimi i presidenti kerkon edhe Gjykate Kushtetuese dhe ne kemi prioritare Gjykaten Kushtetuese me shume se shkarkimin si qellim ne vetvete”.

Kreu i grupit parlamentar socialist komentoi edhe opinionin e Venecias per ligjin e mediave online duke theksuar se qeveria nuk terhiqet nga krijimi i nje kuadri te ri ligjor por duke respektuar rekomandimet e eksperteve.

“Në frymën e opinionit ne kemi filluar punën për reformimin tërësor të AMA por edhe të KDRTSH, për të larguar cdo lloj ndikimi politik, apo kompromisesh politike që i kanë bërë këto borde aspak profesionale. Duke bllokuar shndërrimin RTSH në një korporatë mediatike të suskeshsme dhe të pavarur. Si dhe një Autoritet të Mediave të njëjtë me autoritet e mediave europiane. Nuk ka nevojë të shpikim formula, sa kohë është provuar tashmë se formulat apolitike të përzgjedhjes të aplikuara gjatë Reformës në Drejtësi, mund të garantojnë garë të hapur që buron nga vullnetet individuale.

Mbetet per tu pare se cfare ndryshimesh ligjore do te realizoje mazhoranca pas publikimit te dy opinioneve te Komisionit te Venecias; ate per Gjykaten Kushtetuese dhe ligjin per mediat online; opinione te cilat nga presidenti dhe opozita u komentuan si fitore mbi qeverine.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *