Dhjetra banorë të fshatrave Zall Gjoçaj të bashkisë së Matit dolen sërish këtë të shtunë në protestë kundër ndërtimit të Hec-ve .

Ata u përplasen me policinë teksa kerkuan pezullimin e punimeve.

Kjo është e disata protestë që këta banorë zhvillojnë , ndërsa përfaqësues të firmës që po ndërton Hec-et thanë se nuk do të preken interesat e banorëve.

Parku rajonal i Zall – Gjoçajve prej afro një viti është bërë pjesë e parkut kombëtar të Lurës.

Familjet ne zone pretendojne se duke iu marre ujin, do te kete probleme me vaditjen e per pasoje edhe me prodhimet bujqesore.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *