E enjte, 29 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Protesta të dhunshme në Mineapolis, reagime të forta pas vrasjes së 37 vjeçarit nga agjentët federalë

Vrasja e një 37 vjeçari  nga agjentë federalë të emigracionit në Minneapolis ka  shkaktuar reagime të forta politike dhe protesta në rrugët e qytetit.

Demonstruesit  janë mbledhur në disa zona të Minneapolisit. Pamjet tregojnë përplasje mes tubuesve  dhe forcave të rendit, ndërsa autoritetet lokale u kanë bërë thirrje qytetarëve për qetësi dhe shmangie të dhunës.

Reklamë

Viktima ishte një qytetar i bardhë,  shtetas amerikan. Të shtënat ndodhën mes valës së protestave të përditshme në Twin Cities të nisura që prej 7 janarit kur u qëllua 37-vjeçarja Renee Good, e cila u vra kur një oficer i Emigracionit dhe Doganave i drejtoi armën ndërsa ajo ishte në timonin e automjetit të saj.

Mediat bejne me dije se  agjentët federalë u përpoqën ta “çarmatosnin 37 vjeçarin, i cili. Sipas policisë përdorimi i forcës vdekjeprurëse ndodhi gjatë një përpjekjeje për ta neutralizuar situatën, duke e paraqitur veprimin si vetëmbrojtje nga ana e oficerëve.

Presidenti Donald Trump akuzoi kryetarin e bashkisë së Minneapolisit dhe guvernatorin e Minesotës, Tim Walz, duke thënë se ata po nxisin një “kryengritje” përmes kritikave ndaj agjentëve federalë dhe mbështetjes së protestave. Nga ana tjetër, guvernatori Walz e quajti incidentin një akt të  të tmerrshëm  nga agjentë federalë” dhe konfirmoi se ka komunikuar me Shtëpinë e Bardhë për situatën./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë