E enjte, 29 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

PS-ja në kërkim të 84 votave, Rama dhe Balluku mbërrijnë në Kuvend mes tensioneve

Kryeministri Edi Rama dhe Belinda Balluku kanë mbërritur në Kuvend, pas tensioneve të krijuara në nisje të seancës plenare të ditës së sotme.

Më herët, me 80 vota pro, projektligji për Bankën e Shqipërisë u hoq nga rendi i ditës, pasi mazhorancës i nevojitet shumica e cilësuar për miratimin e tij.Socialistëve u mungojnë katër vota për të siguruar këtë shumicë.

Reklamë

Seanca plenare nisi mes përplasjeve mes mazhorancës dhe opozitës. Deputetët e Partisë Demokratike hynë në sallë me pankarta të lidhura me protestat e zhvilluara gjatë dy javëve të fundit.

Teksa kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, po prezantonte rendin e ditës, deputetët e opozitës përplasnin duart në tavolina dhe bllokuan foltoren, duke penguar zhvillimin normal të seancës. Protesta e tyre lidhet me kundërshtimin ndaj asaj që e cilësojnë si dhunë policore ndaj të rinjve gjatë protestave.

Reklamë

Mbërritja e Ramës dhe Ballukut vjen në një seancë të shoqëruar me tensione politike dhe debate mes palëve, ndërsa mbetet për t’u parë vijimi i punimeve të Kuvendit.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.