E premte, 30 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Bota

Protesta në mediat e huaja, në fokus dhuna dhe sulmet me molotov

Protesta e opozitës ka tërhequr serish vëmendjen e mediave ndërkombëtare të cilat kanë patur në fokus momentet e tensionit dhe dhunës që u përshkallëzua mbrëmjen e të shtunës.

 

Reklamë

Balkan Insight, Euronews, Russia Today, Reuters dhe të tjera media kanë transmetuar live çdo veprim që shënoi protesta e së shtunës.

 

Reklamë

The Uashington post vë në dukje përplasjen me policinë ndërsa nuk le pa përmendur edhe mjetet piroteknike që u përdorën në përpjekje për të djegur institucionin e kryeministrisë.

 

Zëri i Amerikës ka pasur gjithashtu si kryeartikull incidentet e protestës së opozitës, duke evidentuar edhe kërkesën e opozitës se bashkuar shqiptare per largimin e Rames.

 

Russia Today përshkruan reagimin e dhunshëm të policisë si të pashmangshëm pasi e kishte të pamundur të shpërfillte provokimet që vinin nga turma. Media ruse gjithashtu vë në dukje se vendi ynë gjendet ne prag të vendimit për hapjen e negociatave.

 

Abc News dhe Daily Mail kanë pasqyruar reagimet e zyrtareve vendas dhe të huaj pa lënë mënjanë raportimin e skenave të dhunës dhe hedhjen e bombave molotov, si dhe mjeteve të tjera piroteknike.

Më shumë video

Reklamë