Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me protestën e ndërmarrë gjatë këtyre dy ditëve nga studentët për heqjen e tarifave ndaj provimeve të mbartura.

 

Në një replikë të bërë në “Facebook”, kryeministri Rama e ka cilësuar protestën si zhurmë kazanësh apo si dizinformim me dashje për moslejimin e zbatimit të reformës universitare.

 

Sipas Ramës, nuk ka rritje tarifash qysh nga 2014-ta dhe tarifat nuk vendosen nga Minsitria e Arsimit.

 

“Me falni po e para ministrja s’është as pa shkollë as me UFO, ndryshe nga cfarë ju mund të keni mësuar nëpër kazanet mediatike, ndërkohë që pyetja ime është: A jeni ju dakord që t’i paguani ju, pra taksapaguesit, shpenzimet e universitetit për studentët ngelës? Unë për vete nuk jam dakord e para dhe e dyta nuk ka asnjë rritje tarifash qysh prej vitit 2014 (dhe tarifat nuk i vendos ministrja, po vete universiteti sa për dijeni, quhet autonomi universitare) po ka zhurmë kazanesh, dizinformim me dashje apo llaf pas llafi, si edhe këmbëngulje nga një pakicë për të mos pranuar zbatimin e reformës që e nxjerr universitetin nga bataku shumëvjecar. Sa për fotot, unë nuk kam ndërmend ti le, por ju mund të mos hyni këtu dhe kështu shpëtoni edhe nga fotot”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *