E martë, 27 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Protesta e PD, krijohet kordoni i policisë përpara Kuvendit, Garda në gatishmëri sipër tarracës

Pak para nisjes së protestës së opozitës para Kuvendit, Policia e Shtetit ka nisur përgatitjet për mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë.

Uniformat blu kanë krijuar perimetrin e sigurisë përpara godinës së Kuvendit, duke formuar kordonin dhe duke vendosur barrierat metalike.

Reklamë

Po ashtu, për mbarëvajtjen e sigurisë, në protestë është angazhuar edhe Garda e Republikës, të cilët janë pozicionuar në tarracën e institucionit.

Protesta do të nisë në orën 10:00, fiks në orën kur do të nisë edhe seanca plenare për të vendosur për rrëzimin e kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.

Vazhdo të lexosh

Reklamë