Ndonëse duhen edhe dy ditë nga protesta e paralajmeruar  e opozitës para kryeministrisë, forcat e rendit kanë nisur të ndërmarrin masat e para të sigurisë.

Si element I tillë sigurie llogaritet edhe vendosja e gardhit metalik para godinës së kryeministrise.

Sigurimi I perimetrit rrethues zakonisht është bërë disa orë para protestave ndërsa këtë herë po bëhet dy ditë para duke ditur se protesta do të jetë të shtunën në orën 19:00.

E njëjta situatë vihet re pasditen e kësaj të enjteje edhe tek parlamenti.

Gjithashtu shtyllat në të dy këto institucione janë lyer me graso.

Pritetg gjithashtu që të blindohet edhe hyrja e kryeministrisë, e cila u sulmua heren e fundit me 11 mauj me bomba Molotov.

Më shumë se 1500 policë do të jenë të angazhuar këtë të shtunë në protesten para kryeministrisë.

Protestat e fundit të opozitës kanë qënë të dhunshme dhe plot tension.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *