Foto arkiv
Foto arkiv

Sot në orën 17:30 opozita do të mblidhet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, aty ku do të mbahet protesta e thirrur prej tyre.

Ky do të jetë tubimi i parë kur ish-kryeministri Sali Berisha nuk do të jetë i pranishëm në shesh, për shkak se ndaj tij është dhënë masa e “arrestit në shtëpi”, por ai do të flasë para protestuesve përmes teknologjisë.

Lexo edhe :

Related Posts

Sakaq, 1467 demokratë nga juglindja e vendit janë nisur drejt kryeqytetit për t’u bërë pjesë e protestës së madhe të thirrur nga Partia Demokratike dhe aleatët e saj.

Numrin më të madh të anëtarëve dhe simpatizantëve demokratë të nisur drejt Tiranës e ka Korça me 700 dhe numrin më të vogël Kolonja me vetëm 17 simpatizantë.

Nga ana tjetër nga Pogradeci janë nisur 300 demokratë, nga Devolli 250 dhe nga MAliqi 200  simpatizantë, të cilët do të protestojnë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Të dhënat janë bërë me dije nga kryetarët e degëve përkatëse të qarkut të Korçës.

Ajo çfarë bën përshtypje është fakti se nga Bashkia e Pustecit nuk ka udhëtuar drejt kryeqytetit për t’u bërë pjesë e protestës nga selia blu.

Gjithashtu rreth 1000 protestues nga opozita e Qarkut të Beratit kanë konfirmuar nisjen drejt Tiranës, për t’ju bashkuar protestës së sotme të opozitës.

Nisja e demokratëve të Beratit do të kryehet me mjete private dhe në mënyrë të paorganizuar.

Kjo edhe për faktin se është ditë zyrtare pune dhe punonjësit do nisen pas përfundimit të orarit zyrtar të punës.

Rreth 500 demokratë do të nisen nga Berati me mjete private,ndërkohë që dhjetëra të tjerë janë nisur që prej mbrëmjes së djeshme, nga frika se mos policia u ndalonte hyrjen në kryeqytet.

Vetë drejtuesit e 5 degëve të Partisë Demokratike në Qarkun e Beratit konfirmojnë se protestuesit janë nisur në mënyrë të paorganizuar, me mjetet e tyre private pasi autobuzët e linjës së Tiranës nuk kanë pranuar të nisen me protestues sepse janë njoftuar nga terminalët e linjave se nuk do të pajiseshin me lejen e udhëtimit.

Nga dega e PD-së Kuçovë janë nisur drejt protestës në Tiranë 150 demokratë, nga Dimali 90 demokratë, nga Poliçani 65 dhe nga Skrapari 50 demokratë.

/vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *