E hënë, 26 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Protesta e 8 janarit/ Komisioni i Rithemelimit të PD kallëzon penalisht Bashën dhe Bardhin

Komisioni i Rithemelimit te PD ka depozituar një kallëzim penal kundër kryedemorkatit Lulzim Basha dhe sekretarit të përgjithshëm Gazment Bardhi në lidhje me protestën e 8 janarit.

 

Reklamë

Basha dhe Bardhi akuzohen nga Komisioni i Rithemelimit për përdorim të lëndëve kimike në mënyrë të pautorizuar, shkatërrim prone dhe ushtrim dhune. Kujtojmë se protesta e 8 janarit u shoqërua me arrestimin e 35 personave, të cilët më pas u liruan.

 

Reklamë

Të shtunënë e 8 janarit, në selinë blu u zhvillua protesta e thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha. Kjo protestë, sipas Berishës u mbajt “për të cliruar shtëpinë e demokratëve nga bunkerizimi”.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë