Operacioni Forca e Ligjit ka zbritur këtë të martë në Lezhë dhe Kurbin, ku ia ka dërguar formularin e vetëdeklarimit të pasurisë katër të dënuarve për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”.

Burimin e pasurisë duhet ta justifikojnë brenda 48 orëve Gjergj Mirashi, Gjorgjo Gjoka, Albin Dodaj dhe Lulëzim Zefi.

Mirashi, me banim në Lezhë, i dënuar për “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”. Gjoka dhe Zefi, të dy banues në Lezhë, kanë qenë të dënuar për drogë. Ndëkrohë, pasurinë duhet ta vetëdeklarojë edhe Dodaj, me banim në Kurbin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *