Gjykata e Tiranës, me kërkesë të prokurorisë vendosi të pushojë hetimet për ish-kreun e KQZ-së Denar Biba. Ai u vu nën akuzë për veprën penale “ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

 

Pushimi i çështjes ndaj tij u bë me arsyetimin se nuk provohet kryerja e veprës penale. Denar Biba u akuzua se shantazhoi gjykatësin e Strasburgut Ledi Bianku. Në audio-përgjimin e publikuar në media flitej për mundësinë e shtyrjes së vendimeve për çështjen e pronave mes shtetit dhe qytetarëve shqiptarë në vitin 2014.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *