Subscribe

Prokuroria kërkon heqjen e mandatit për deputetin e PDIU-së Aqif Rakipi dhe deputetin e LSI-së Gledion Rehovica. Kërkesa është firmosur nga shefja e sektorit te dekriminalizimit Rovena Gashi dhe është dorëzuar këtë te marte ne komisionin qendror te  zgjedhjeve.

 

Dyshohet se deputetet kane gënjyer për te kaluarën ne formularin e dekriminalizimit ne lidhje me problemet qe kane pasur ne te shkuarën me drejtësinë.

 

Për deputetin e Elbasanit organi akuzës dyshon se Aqif Rakipi ka pasur probleme me drejtësinë në Itali. Hetimet ndaj tij kanë nisur rreth 6 muaj më parë. I kontaktuar nga Vizion Plus, Rakipi tha se nuk ishte arrestuar asnjëherë dhe se nuk kishte dijeni për pretendimet e Prokurorisë.

 

Ndërsa për deputetin e LSI-së në Berat Gledian Rehovica, organi i akuzës pretendon se ai është arrestuar për vjedhje, por ka përdorur emra te tjerë te padeklaruar .

 

Pas kërkesës se prokurorisë, pritet vendimi qe do te marre KQZ  ne lidhje  me dy deputetet. Ndërkohë qe me herët Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rrezuar kërkesën e organit te akuzës për ti hequr mandatin kryebashkiakut te Tepelenës, Termet Peçi dhe atij te Mallakastrës Agron Kapllanaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *