Subscribe

Ligji për dekrimanlizimin tashmë ka marrë udhë edhe nga Prokuroria e Përgjithshme. Kreu i saj Adriak Llalla ka firmosur krijimin e strukturës së posaçme për verifikimin e integritetit të zyrtarëve publikë. Për ta bërë funksional këtë ligj, Prokuroria e Përgjithshme urdhëron krijimin e Sektorit të Verifikimit të Integritetit të Personave që Zgjidhen, Emërohen ose Ushtrojnë Funksione Publike. Kjo strukturë e posaçme do të përbëhet nga 2 prokurorë, 3 oficerë të Policisë Gjyqësore dhe një specialist i Teknologjisë së Informacionit, por emrat e tyre nuk janë bërë ende publik nga organi i akuzës. Sipas akteve nënligjore te miratuara ne parlament dy jave me pare, organi i akuzës ka detyrim qe përveç strukturës se posaçme, te krijoje nje regjistër te kërkesave per verifikim si dhe nje sistem elektronik per te gjitha te dhënat apo rezultatet e verifikimit.
Prokuroria do te vihet ne lëvizje nëpërmjet nje formulari kërkese, formular qe vete organi i akuzës e ka detyrim ta publikoje ne faqen zyrtare te institucionit. Çdo subjekt qe dëshiron te verifikoje nje zyrtar te larte, deputet apo ministër duhet te plotësoje kete kërkese per te vene ne lëvizje Prokurorinë. Sipas akteve nënligjore, Prokuroria ne punen e saj mund te përdore nga gjurmët e gishtërinjve deri tek çdo indicie apo fakte të bëra publike, të cilat i nënshtrohen kontrollit, gjurmimit dhe dokumentimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *