Subscribe

Kreu i demokratëve, Lulzim Basha siguroi rritje të pagave për mësuesit në masën 60%, duke garantuar se nuk do të ketë mësues me pagën më të ulët se 700 euro.

Në një deklaratë për mediat, kryedemokrati premtoi se kur të vijë PD në pushtet, çdo mësues nuk do të marrë më pak se 700 euro në muaj rrogë.

“Nëse fëmijët janë e ardhmja jonë, atëherë përgjegjësit për këtë të ardhme janë mësuesit e fëmijëve tanë. Ata meritojnë më shumë. Po ama vërtet më shumë. Dhe unë angazhohem që t’u jap më shumë. Ne do të rrisim me 60% pagat e mësuesve dhe as edhe një mësues nuk do të marrë më pak se 700 Euro në muaj rrogë. Kështu ne do sjellim më shumë të ardhura dhe mirëqenie për 35 000 familjet e mësuesve tanë të arsimit parauniversitar”, u shpreh Basha, raporton Vizion Plus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *