Ervin Bushati beson se Partia Socialiste do të marrë 19 mandate në zgjedhjet parlamentare.

Ndërsa e konsideroi procesin e votimit si më mirin të zhvilluar ndonjëherë në Shqipëri, Bushati deklaroi në “Zgjedhje 2021” në “Vizion Plus” se sot ishte një ditë feste.

“Ka qenë një ditë shumë e bukur. Sot ishte një ditë edhe jashtë tensioneve, u bëmë bashkë, patëm një proces të mbarë elektoral, më të mirin në Shqipëri. PS ka punuar shumë këto ditë, me vaksinimin dhe rindërtimin. Ishte si një ditë fest. Votuesit kanë zgjedhur ta materializojnë zgjedhjen me votë. Kjo është diçka e mrekullueshme… Partia Socialiste do të marrë 19 deputetë sepse kemi bashkitë që ne nuk i kemi pasur. Na kavajë, vorë dhe kamëz që kanë një peshë specifike që i shtohet kryeqytetit.

Sa i përket pjesëmarrjes së lartë në Tiranë, socialisti shpjegoi:

“Është një proces që ka bërë shqiptarët të kuptojnë që politika është e rëndësishme. E kanë shprehur vullnetin e tyre në këtë proces demokratik, bëhet edhe jashtë sezonit turistik, pothuajse të gjithë kanë qenë në Tiranë dhe kanë marrë pjesë. Ky është një lajm shumë i mirë. Ishte procesi më i bukur i zgjedhjeve në Tiranë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *