Gjashtë persona, mes të cilëve Ervin Salianji dhe kreu i PD në Divjakë u proceduan penalisht nga policia për shkak se kanë organizuar një takim me fermerë të zonës së fshatit Mizë në Divjakë , ndonëseë grumbullime të tillë në këtë kohë pandemie janë të palejueshme.

Tre prej këtyre personave konsiderohen organizatore të takimit, konkretisht Salianji në cilësinë e sekretarit të  Burimeve Njerëzore pranë Partisë Demokratike; Julian Gjini si kryetar I degës së PD në Divjakë dhe shtetasi me iniciale M.S, këshilltar pranë PD. Ndërkohe tre të tjerë janë fermerë të zonës së Divjakës, konkretisht E. H., 39 vjeç, , shitës perimesh; R. H., 33 vjeç, shitës perimesh; dhe A. J., 50 vjeç, fermer;.

Tre organizatorët e takimit, kanë shkuar të premten pranë pikës së grumbullimit të perimeve në fshatin Mizë, Divjakë dhe kanë grumbulluar fermerë dhe banorë të zonës, duke mos zbatuar Aktin Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 i ndryshuar, si dhe ndryshimet e Kodit Penal të nxjerra nga organet shtetërore në gjëndjen aktuale të epidemisë COVID-19.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Lushnjës për veprën penale “Moszbatimi i masave të autoriteteve shtetërore gjatë gjendjes së masave të jashtëzakonshme apo gjatë gjendjes së epidemisë”, në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur, të cilët po hetohen në gjendje të lirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *