Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
30 April 2026
Vizion fokus

BE: Keqardhje që partitë në Kosovë s’gjetën një figurë...

“Partizani”, Balla: Kam investiguar, procedurat u bënë në kohë...

Morën vilën me qera në Elbasan për prostitucion dhe...

“Ditë e madhe për Shqipërinë”, Balla në GJKKO për...

Greva për 1 majin, nesër ndërpritet transporti publik dhe...

Çmimi i naftës në nivel rekord, arrin në 126...

Ministri Malaj: 205 mld lekë të ardhura në 3...

Gara për kreun e PD, Salianji, Alesia Balliu dhe...

Astronautët e Artemis II në Shtëpinë e Bardhë, Trump...

Krijuesi i Minions i përgjigjet pyetjes “1 milion dollarëshe”,...

Problematikat e turizmit, Lleshaj: Imazhi i mirë na shërben për hapjen e negociatave

8 Shkurt 15:09

Ministri Brendshëm, Sandër Lleshaj zhvilloi këtë të premte një takim me ministrin e Mjedisit, Blendi Klosi, prefektët, drejtuesit e policisë së Shtetit si dhe AZM në lidhje me problematikat e vitit turistik 2018.

 

Në takimin e zhvilluar ministrat respektivë ndanë detyrat për të gjitha strukturat me qëllim zbatimin e planit prej 365 masash për një turizëm cilësor dhe të sigurt.

 

Ministri Lleshaj deklaroi se ky vit është shumë I rëndësishëm pasi Shqipëria pret një përgjigje BE në lidhje me integrimin.

 

“Z. Ministër, unë do thosha shkurtimisht në trajtë përmbledhjeje që përveç të tjerave, viti është një vit i rëndësishëm politik për Shqipërinë, për arsye se është një vit në të cilin ne presim vendimin për hapjen e negociatave me BE-në. Dhe një sezon i mirë turistik është një kontribut për një imazh të mirë të vendit, imazh i cili është mjaft i rëndësishëm për të ndikuar një vendimmarrje pozitive të vendeve anëtare të BE-së.  Dhe këtu kemi rol të gjithë për të luajtur, që imazhi i Shqipërisë të jetë ai që është në fakt, por përmes miliona qytetarëve të huaj që vijnë e vizitojnë Shqipërinë, ne mund ta përcjellim në rrugën më të mirë këtë imazh.”

 

Lleshaj tha se prefektët do të kenë një rol qëndror në organizimin e sezonit turistik.

 

“Sigurisht në të gjithë organizimin e sezonit, roli i prefektëve do të jetë rol qendror, sepse vetë funksioni i prefektit është funksion qendror; do të duhet të koordinojnë punën mes të gjitha agjencive të tjera qoftë atyre të pushtetit qendror, apo vendor në mënyrë që reagimi, veprimi i të gjithë strukturave shtetërore të jetë si një i tërë.Është me shumë rëndësi të përmendim këtu faktin  e inspektimeve, që përmendi dhe Ministri, për të thënë që duhet të evitojmë inspektimet individuale, ku çdo inspektorat shkon e bën një axhendë të vetëm inspektuese. Duhet që këto të organizohen nga prefektët në mënyrë që inspektimet të bëhen të përbashkëta, pra të bëhen të thelluara por të mos rëndojnë herë pas herë, pa fund, sa mbaron njëri, fillon tjetri dhe shqetësohet. Në vend që të luhet një rol pozitiv, nganjëherë kthehet në negativ për shkak të morisë së inspektorëve që rendin drejt subjekteve të ndryshme tregtare apo turistike.”

 

Më tej Lleshaj tha se një rëndësi e madhe duhet t’i kushtohet edhe çështjes së qarkullimit rrugor si dhe asja të sigurisë në plazhe.

 

Posted Under:
Politike
Tagged:
Lleshaj negociata Problematika turizem

Nga e njëjta kategori

“Partizani”, Balla: Kam investiguar, procedurat u bënë në kohë rekord! Kallëzimin e kam bërë si qytetar

më shumë...

“Ditë e madhe për Shqipërinë”, Balla në GJKKO për të dëshmuar për dosjen ‘Partizani’

më shumë...

Gara për kreun e PD, Salianji, Alesia Balliu dhe një mjeke dorëzojnë kandidaturën

më shumë...

Alesia Balliu sfidon Berishën: Do garoj për kryetare të PD-së! Nuk rrëzohet qeveria me një “non grata” në krye

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

2:10

Maji më i vështirë për 4 shenja...

2:06

Çfarë tregon ulërima e maces gjatë natës?

1:50

BE: Keqardhje për Kosovën, duhet urgjent dialog...

1:35

Përfundon takimi i Hitës me drejtuesit e...

1:32

BE: Keqardhje që partitë në Kosovë s’gjetën...

1:19

“Partizani”, Balla: Kam investiguar, procedurat u bënë...

1:04

Festivali i këngëtarëve lirikë, të rinj nga...

12:53

Morën vilën me qera në Elbasan për...

12:53

Kanye West vjen në Shqipëri, sjell një...

12:37

“Vjen diçka nga e kaluara”, Horoskopi për...

12:36

“Ditë e madhe për Shqipërinë”, Balla në...

12:27

Greva për 1 majin, nesër ndërpritet transporti...

12:21

U raportua për prani gazi në zonën...

12:19

Çmimi i naftës në nivel rekord, arrin...

11:55

Zbulohen në Tiranë 2 lokale ku organizoheshin...

11:53

Ministri Malaj: 205 mld lekë të ardhura...

11:31

Gara për kreun e PD, Salianji, Alesia...

11:28

Astronautët e Artemis II në Shtëpinë e...

11:13

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja...

11:03

Krijuesi i Minions i përgjigjet pyetjes “1...

Më të klikuarat

  • “Vjen diçka nga e kaluara”, Horoskopi për muajin...
  • Detaje të reja nga vrasja e shqiptarit në Greqi, flet vajza...
  • VIDEO/ Moza Ahmeti i bën kërkesën e pazakontë nga Ferma VIP...
  • “Mund të marrësh një lajm të rëndësishëm”, parashikimi i yje...
  • Kontrolle të afërmve të Ballukut, agjentët e BKH sekuestrojn...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.