Gjykata italiane ka dënuar me një vit e nëntë muaj burg prindërit e ish kryeministri Mateo Renci, për lëshimin e faturave të falsifikuara.

 

Sipas vendimit të gjykatës babai dhe nëna e Rencit të cilët janë dënuar me një vit e nëntë muaj burg, dënimi është konvertuar në shërbim prove.

 

Vendimi është goditje e rëndë për ish-kryeministrin, i cili sapo është larguar nga Partia Demokratike dhe ka krijuar lidhjen e ti të re të qendrës, Italia Viva, dhe ka mbështetur me forcë pafajësinë e prindërve.

 

Tiziano Renci dhe Laura Bovoli, të dy në të 70-tat, u shpallën fajtorë për dhënien e 160 mijë eurove nëpërmjet faturave të rreme ndaj dy kompanive të vogla.

 

Pas vedimit të gjykatës avokatët e çiftit thonë që do ta çojnë në apel, ndërkohë që biznesmeni i përfshirë, Luigi Dagostino, ëstë dënuar me dy vite burg për pranimin e faturave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *