Aktorja amerikane Meghan Markle, ka pranuar se është kokë e këmbë e dashuruar me Princin Harry.

 

Më në fund, Meghan gjatë intervistës për Vanity Fair, ka pranuar se princi, i pesti në rradhë për fronin mbretëror në Mbretërinë e Bashkuar, është i dashuri i saj.

 

“Ne jemi të dashuruar. Jam e sigurt që do vijë koha që do ti tregojmë të gjithëve për dashurinë tonë, por për momentin, shpresoj që njerëzit ta kuptojnë se kjo është një periudhë vetëm për ne” – u shpreh Meghan.

 

Çifti, është shoqëruar prej një viti me njëri tjetrin, por gjithçka ishte top sekret.

 

“Ajo çfarë e bën kaq special është se është vetëm e jona, jemi të lumtur” – rrefen aktorja .

 

 

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *