Subscribe

Financimi në masën 70% të shpenzimeve të shëndetit. Ky është objektivi i ministrisë së Shëndetësisë në strategjinë deri në vitin 2030.

 

OGERTA MANASTIRLIU

MINISTRE E SHENDETESISE DHE MBROJTJES SOCIALE

 

Investimi në shëndetin e njerëzve gjatë gjithë ciklit të jetës; mbulimi shëndetësor universal; fuqizimi i sistemit të integruar shëndetësor; fuqizimi i reagimit të sistemit ndaj emergjencave dhe shëndetësia digjitale.Ndër komponentët më të rëndësishëm të strategjisë është investimi përgjatë gjithë ciklit të jetës dhe mbulimi shëndetësor universal. Nga ky objektiv madhor lind edhe vetë qëllimi i politikës, që është rritja e financimit publik, ulja e shpenzimeve nga xhepi. Objektivi ynë është që të financojmë mbi 70% të shpenzimeve për shëndetin nga financimi publik

 

Investimi në burimet njerëzore do të ketë një fokus të veçantë nga autoritetet, sidomos në rritjen e pagave.

 

“E kemi treguar edhe në vitin e vështirë të pandemisë, edhe në këtë vit që jo vetëm i kemi mbështetur mjekët dhe infermierët tanë nëpërmjet rritjes së pagave 40%, por edhe këtë mandat, deri në 2025, do të rriten sërish me 40% pagat, duke filluar nga 2022 e kështu ne do të vijojmë të projektojmë edhe në këtë strategji, rritjen e pagave dhe incentivave financiare për mjekët dhe infermierët, sigurisht duke synuar mesataren e vendeve të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD

 

Prezantimi i draftit të strategjisë u diskutua me grupet e interesit, përfaqësues të stafeve mjekësore, shoqatat e pacientëve dhe partnerët ndërkombëtarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *