Subscribe

Një banesë në Fushë –Milot është grabitur nga tre persona të cilët janë prezantuar si shokët e djalit.

 

Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së të martës në banesën e Taf Shabanit, në momentin kur në shtëpi ndodhej vetëm e zonja e shtëpisë.

 

Informacionet bëjnë me dije se hajdutët janë paraqitur si shokë të djalit të tyre që jeton në Itali dy prej personave janë ngjitur në katin e dytë të banesës dukë zbërthyer kasafortën ku dhe ndodheshin paratë.

 

Pasi kanë marrë paratë dhe disa sende me vlerë janë larguar.

 

Sipas zonjës së shtëpisë personat ishin tre dhe nuk i njihte, pasi ka probleme me shikiminn. Ata me pas jane larguar dhe eshte lajmeruar i zoti shtepise dhe policia e Kurbinit.

 

Shabani ka bërë me dije se vlera e lekeve eshte shume e madhe dhe kane qene te fshehura ne kasaforte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *