Policia e Tiranës ka arrestuar një 36-vjeçare dhe ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e saj, pasi akuzohen se kanë mashtruar duke i marrë 1.6 milionë lekë të reja një qytetari.

Në pranga përfundoi 36-vjeçarja me iniciale V. G., 36 vjeçe, ndërsa u shpall në kërkim S. K.

Ata prezantoheshin si administratorë të një banke dhe mashtronin klientë me faktin se ishin përzgjedhur si fitues nga banka dhe për rrjedhojë do të përfitonin interesa më të larta për depozitat si klientë.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata kanë përvetësuar shumën 1.600.000 lekë të rinj, nga një qytetar që kishte depozita në një bankë të nivelit të dytë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *