Subscribe

Dhoma kombëtare e përmbaruesve gjyqësorë private ka ngritur shqetësimin se qytetarët po mashtrohen nga kompania financiare jo bankare, duke  mbledhur borxhe të vjetra nëpërmjet skemave mashtruese.

 

Nëpërmjet një komunikate për shtyp përmbaruesit kanë evidentuar edhe rrugën që ndjekim këto kompani, të cilat shantazhojnë individët. Sipas tyre qytetarët kontaktohet nëpëmjet telefonit apo shkresave nga individë, të cilët nuk përdorin rrugën ligjore, duke mos vendosur identitetin, adresën apo vulën zyrtare, por vetëm emrin e kompanisë, të cilat nuk janë zyra përmbarimore.

 

Ky fakt i vë qytetarët në presion për të paguar detyrime të cilat në disa raste janë disa herë më të larta, nga çfarë duhet të paguajnë realisht. Në qëndrimin e tyre përmbaruesit thonë se ky fenomen po njeh përhapje të shpejtë duke rënduar jetesën e personave kredimarrës, por mbi të gjitha një fenomen I tillë ka dalë edhe jashtë kontrollit shtetëror.

 

Sipas përmbaruesve, fenomeni i mbledhjes së borxhe me telefon apo shkresa anonime  nuk ka asnjë lidhje me shërbimin përmbarimor. Ata u bëjnë thirrje institucioneve shtetërore të monitorojnë këtë situatë ndërsa qytetarët të ndjekin rrugën ligjore për ti denoncuar. Sipas ligjit, mbledhja e detyrimeve të prapambetura dhe ekzekutimi I tyre bëhet vetëm nga përmbaruesit ligjor dhe jo nga kompani financiare jo bankare.

 

Fenomeni i mashtrimit të qytetarëve  nga kompani borxhmbledhëse është prezent prej vitesh dhe individët kanë rënë pre e mashtrimeve. Ky treg monitorohet nga Banka e Shqipërisë, e cila ndërmori dhe nisa ligjore, për të vendosur kufij lidhur me kamatëvonesat që aplikohen për një kredi të pashlyera nga kredimarrësit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *