E mërkurë, 28 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 3 orë më parë
Politikë

Presidentja Kitaroviç: Shqiptarët miq në kohë të vështira

Dy presidentët Ilir Meta dhe homologia e tij kroate Kolinda Grabar-Kitaroviç dolën në një konferencë të përbashkët për shtyp. Ata nënvizuan miqësinë shekullore mes popullit shqiptar dhe atij kroat.

 

Reklamë

Në fjalën e tij, kreu i shtetit i konsideroi të shkëlqyera marrëdhëniet me Kroacinë, ndërsa vlerësoi kontributin që ka dhënë Kroacia për Shqipërinë në proceset integruese.

 

Reklamë

“Kroacia dhe Shqipëria kanë një miqësi mjaft të hershme dhe kjo vërtetohet nga shumë momente të rëndësishme historike. Falënderoj miqtë tanë kroatë, që na kanë mbështetur pa kushte në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE”.

 

Ndërsa, në fjalën e saj presidentja kroate evidentoi miqësinë shqiptaro-kroate dhe theksoi se diskutimi i sotëm lidhet me forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

 

“Shqipëria ishte miku i Kroacisë, atëherë kur miqtë ishin të paktë. Dialogu ynë ka lindur që në vitet e para të pavarësisë tonë dhe ne sot diskutuam për të fuqizuar edhe më tej bashkëpunimin mes dy vendeve. Në 18 mijë shqiptarë që jetojnë në Kroaci, 2500 prej tyre ishin vullnetarë në luftë dhe disa humbën jetën e të tjerë u zhdukën”.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë