Ilir Meta refuzon te japë autorizimin për qeverinë shqiptare edhe pas  sqarimeve shtese qe ministri i jashtëm Ditmir Bushati i dërgoi zyrtarisht pak dite me pare. Burime për Vizion plus, bene te ditur se  kreu i shtetit, ka kërkuar te tjera informacione mbi çështjen e negociatave.

 

Ne përgjigjen prej 11 faqesh dërguar ministrit Bushati, presidenti vëren se pala shqiptare nuk ka strategji negocimi dhe as është përgatitur mjaftueshmërisht për bisedime me palën greke. Sipas  Ilir Metës, ministria e jashtme nuk ka reflektuar ndryshimet e kërkuara ne vendimet e Gjykatës kushtetuese qe rrezoi marrëveshjen e pare për detin. E po ashtu presidenti nuk është vene ne dijeni rreth asaj çka është biseduar ne dy raundet e takimit Bushati-Kotzias.

 

Por Ilir  Meta nuk ndalet këtu. Ai ka kërkuar informacione plotësuese edhe për anëtaret e ekipit negociator, nga agjencitë ligjzbatuese ne Shqipëri e posaçërisht për ushtarakun Artur Mecollari, i akuzuar  një dite me pare nga ish- kryeministri Berisha, si agjent i shërbimeve te huaja.

 

Qëndrimi i presidentit vjen ne kohen kur ministria e jashtme ka përmbyllur dy raunde bisedimesh paraprake,  ne Krete dhe ne Korçe.

 

Negociatat paraprake u konsideruan nga Tirana dhe Athina si mjaft pozitive dhe qe i hapin rruge zgjidhjes se një sere çështjeve te mbetura hapura prej dekadash mes dy vendeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *