E premte, 30 Tetor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Presidenti i KE, Donald Tusk apel liderëve të BE: Hapni negociatat!

Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk dha një mesazh te qarte për Maqedoninë e veriut. Pas takimit me kryeministrin Zoran Zaev ai u shpreh se Shkupi i ka bere te gjitha detyrat e se tani radhën e ka unioni.

 

Reklamë

Donald Tusk: Republika e Maqedonisë së Veriut e bëri të veten, tani radhën e ka Evropa që të përfundoj pjesën e saj. Mbetem në qëndrimin që kam shprehur edhe në qershor, se vendi i juaj gjatë dy viteve të fundit bëri gjithçka që Europa priste për t’i filluar negociatat, në pajtim me rekomandimet e Komisionit Evropian.

Shkupi është vendi më i mirë nga ku dua ti bej thirrje liderëve te BE-së, tani ju duhet ta përmbushni pjesën tuaj, sepse Republika e Maqedonisë së Veriut ka mbaruar pjesën e saj.

Reklamë

 

Edhe kryeministri i Maqedonisë se Veriut gjate konferencës se përbashkët me presidentin e Keshillit Europian u shpreh optimist për një vendimmarrje pozitive ne tetor.

 

Zoran Zaev: Kreu i Këshillit Europian Donald Tusk asnjëherë nuk ndaloi duke mbështetur rrugëtimin e Maqedonisë drejt BE-së. Shpresojmë që këtë interes të përbashkët ta kurorëzojmë në tetor. Pas 10 rekomandimeve të Komisionit Evropian dhe rezultatet që arritëm, gjithnjë e më shumë jemi të vendosur që t’i kalojmë të gjitha pengesat për fillim të negociatave.

 

Më herët zyrtari i lartë i Bashkimit Europian u takua me presidentin Stevo Pendarovski. Kreu i shtetit kërkoi qe Bashkimi Europian te vlerësojë me seriozitet te gjitha përpjekjet e Shkupit dhe te hape negociatat e anëtarësimit.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë