E shtunë, 10 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Presheva në Tiranë për Paradën e 28 Nëntorit, Shqiprim Arifi: Të mblidhemi në tokën amë, në manifestimin e madh mbarëkombëtar

Paradës së madhe të shqiptarëve më 28 nëntor në Tiranë do t’i bashkohen edhe qindra shqiptarë nga Presheva.

 

Reklamë

Përmes një videomesazhi të postuar nga kryebashkiaku Veliaj, kryetari i Komunës së Preshevës Shqiprim Arifi bën thirrje për pjesëmarrje masive.

 

“Këtë vit, më 28 nëntor, familja e madhe e Unionit të bashkive shqiptare në rajon feston ndryshe. Qyteti i Preshevës, këtë 28 nëntor, për festën e madhe kombëtare do të jetë pjesë e spektaklit kuq e zi, të traditës e trashëgimisë sonë kulturore. Bashkë me vëllezërit dhe motrat nga të gjithë qytetet shqipfolëse, për të festuar për flamur, si asnjëherë më parë, në paradën dedikuar kulturës dhe historisë sonë të përbashkët. U bëj thirrje qytetarëve të Preshevës kudo janë dhe gjithë shqiptarëve të marrin me vete pak nga vendi e të tubohemi në tokën amë, në manifestimin e madh mbarëkombëtar, ku do të prezantohen vlerat kulturore të qyteteve tona. Në bulevardin “Dëshmorët kombit”, shihemi në Tiranë, më 28 nëntor. Mos mungoni!”, thekson Arifi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë