Kreu demokrat, Lulzim Basha u zotua se me opozitën në pushtet vëmendja do të përqendrohet tek qytetarët.

 

Ai tha në “Twitter” se kjo duket e pamundur pas qeverisjes së Ramës, por premtoi se diçka e tillë do të bëhet realitet.

 

“Përfytyroni një qeveri që punon për njerëzit, që jep ndihmë financiare për çdo familje. Një qeveri që ka një plan kundër pandemisë, që investon tek shëndetësia. Pas 7 vitesh plot dështime, ku Rama vetëm e shkatërroi ekonominë dhe shëndetësinë, shumëkush priret të mendojë se nuk mund të jetë ndryshe. Por e vërteta është se mund dhe do të jetë ndryshe – bashkë ne do ta bëjmë realitet!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *