Subscribe

Të vendosura ashtu në mënyrë të rastësishme, duke shfrytëzuar çdo hapësirë që ofron kjo sallë e muzeut janë shfaqur për publikun mbi 100 punime të artit viziv.

 

Edicioni i 12-të i “PranverArt” sjell sërish emrat më të njohur të pikturës dhe skulpturës, duke filluar me Lec Shkrelin, Anastas Kostandinin, Agron Shehun, Llazar Taçin etj.

 

Piktori Kleo Nini shprehet çdo se vit ndjen emocion të veçanta për punimet që sjell.

 

“KLEO NINI – PIKTOR

 

Unë kam pasur rastin që të jem dhe piktor filmi, ndaj kam mbresa dhe mundohem që në pikturë të mos merret vesh se vendi se ku është. Kësaj rradhe ishte një ngacmim nga jugu, nga pishat e llogorase, ullishtet e lumit, ujëvarat, ndaj kshu i kam dhe rtitujt e pikturës.”

 

Ajo që e dallon këtë organizim është pjesëmarrja e moshave të ndryshme, ndaj dhe skulptorja 21-vjeçare, Juli Miftari vlerëson mbeshtetjen e organizatorëve.

 

“JULI MIFTARI – SKULPTORE

 

Kam marre pjesë me një skulpturë që titullohet përmbysja e mitit, ku jam frymëzuar nga miti i Ikarosit, pork am bërë një ndryshim ku e kam, kthyer si ide në rënien e komunizmit.”

 

Ndërsa studiuesi Agim Janina, tregon se ne art koha rrjedh ndryshe pavarësisht vështirësive.

 

AGIM JANINA – STUDIUES ARTI

 

“Kjo është një ekspozitë që vazhdon traditen e penelit dhe të darës, të gdhëndjes. Ky është siguisht që mundim për artistët, të cilët kërkojnë veçantitë e tyre.”

 

Ekspozita tashmë e kthyer në traditë për kryeqytetin do të qëndrojë e hapur për publikun deri në 10 shtator.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *