Subscribe

Pas arrestimit të Salih Mustafës nje dite me pare, njësia speciale e Kosovës ka vënë në pranga këtë të premte edhe kryetarin e Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Hysni Guçati.

 

Arrestimi i tij u bë gjatë një aksioni në zyrat e UÇK-së.

 

Nënkryetari i veteranëve të UÇK-së, Nasim Haradinaj konfirmoi para kamerave arrestimin e Gucatit, duke shtuar se pas kësaj ai do të dërgohet në Hagë.

 

NASIM HARADINAJ


NENKRYETAR I VETERANEVE TE UÇK

 

“Zoti Gucati më thirri më tha hajde se më kanë arrestuar e po më dërgojnë për në Hagë, por ende nuk u kry procedurat për arrestimit kështu janë duke më pritur edhe mua se edhe unë duhet të jem aty. Unë jam në Deçan, e tash jam nis me ardh në Prishtinë e të shkojmë çka po ndodh”

 

Ndërkohë para zyrave të organizatës, veteranët e UÇK-së janë mbledhur në shenjë proteste, kundër arrestimit të Hysni Guçatit.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar mbi këtë ngjarje, ndërkohë që vetëm një ditë pasi Tribunali i Hagës nisi arrestimet e para për të akuzuarit për krime lufte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *