Arrestohet një 36-vjeçar i shpallur në kërkim, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Policia e Kavajës organizoi një operacion në lagjen nr. 6, në Kavajë, u kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim ndërkombëtar Adrian Rrugeja (Driza), 36 vjeç, banues në Kavajë.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Udines, Itali, e ka dënuar me 8 vjet e 5 muaj burg, për veprat penale “Trafik i lëndëve narkotike” dhe “Plagosja e rëndë me dashje”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *