E enjte, 29 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Ekonomi

Pr.buxheti 2027, 10 miliardë euro shpenzime publike, Malaj: Prioritet pensionet dhe mbrojtja sociale

Ministri i Financave, Petrit Malaj, prezantoi në Konferencën e Kryetarëve projektbuxhetin për vitin 2027, i cili parashikon një buxhet prej rreth 10 miliardë eurosh. Sipas Malajt, prioritetet kryesore do të jenë mirëqenia sociale, stabiliteti fiskal, investimet publike dhe integrimi evropian.

“Qëllimi i qeverisë shqiptare është që jo vetëm vitin e ardhshëm, por edhe në një periudhë afatmesme, të garantojmë rritje të qëndrueshme të ekonomisë”, u shpreh ministri, duke shtuar se projektbuxheti reflekton angazhimet e qeverisë përmes politikave konkrete dhe financimit të prioriteteve ekonomike e sociale.

Reklamë

Malaj bëri të ditur se buxheti mbështetet në tre prioritete themelore, mirëqenien sociale, stabilitetin fiskal dhe investimet, reformat dhe integrimin evropian.

Sipas tij, më shumë fonde do të orientohen drejt pensioneve, shëndetësisë, mbrojtjes sociale, arsimit, si dhe sektorëve të mbrojtjes dhe sigurisë.

Reklamë

Ai nënvizoi se ekonomia po krijon më shumë mundësi punësimi, inflacioni vijon të qëndrojë në nivelin 3%, ndërsa investimet e huaja direkte po shënojnë rritje të qëndrueshme.

Sipas ministrit, këta tregues dëshmojnë se ekonomia shqiptare po ecën me ritme të qëndrueshme dhe po afrohet gradualisht me ekonomitë e vendeve të Bashkimit Evropian.

“Mbi 10 miliardë lekë shpenzime publike, më të lartat ndonjëherë, më shumë para për pensionet, shëndetësinë, mbrojtjen sociale, arsimin, por edhe mbrojtjen dhe sigurinë. Janë fusha ku matet përgjegjësia e shtetit. Ka tre prioritete themelore, mirëqenia sociale, stabiliteti fiskal dhe investimet, reformat dhe integrimi evropian.

20 miliardë fonde për pensionet dhe mbrojtjen sociale. Në gjysmën e parë të vitit 2026 pati një rritje në të gjithë sektorët, ekonominë, e gjeneruar kryesisht nga kërkesa e brendshme dhe sektori i turizmit që vazhdon të jetë një sektor kryesor.

 Ekonomia po krijon më shumë fuqi punësimi, inflacioni vijon të mbetet në normën e përcaktuar nga Banka e Shqipërisë dhe vazhdon që të mbetet në vlerën 3%. Investimet e huaja direkte vazhdojnë rritjen e qëndrueshme. Në tërësi këto rezultate dëshmojnë se Shqipëria po ecën me ritme të qëndrueshme, duke e afruar ekonominë me atë të Bashkimit Europian. Të ardhurat buxhetore në vitin 2027 parashikohet që të jetë 9.4 miliardë euro”, tha Malaj.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.