Pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese në Kuvend, Partia Popullore Europiane PPE shpreh keqardhjen lidhur me këtë vendim, me argumentin se mazhoranca dëmtoi marrëveshjen e arritur më 5 qershor.

Në një postim në “Facebook”, Michael Gahler e konsideroi një vendim të njëanshëm dhe arbitrar. PPE paralajmëron qeverinë se nëse kërkon integrimin e Shqipërisë në BE, duhet të mos mohojë këshillat e ndërkombëtarëve për këtë çështje, duke shtuar se grupi i PPE do të vëzhgojë me vëmendje lëvizjet e radhës, për Kodin Zgjedhor.

“Për miqtë që kanë interes për Shqipërinë: Më vjen shumë keq që mazhoranca shqiptare prishi konsensusin e arritur me opozitën dhe dje ndryshoi në mënyrë të njëanshme Kushtetutën. Nuk mund të pranohet për askën që qeveria “Rama”, e cila kërkon negociatat e pranimit me BE-në, të fillojë të ndryshojë në mënyrë arbitrare rregullat e lojës elektorale. Nëse kjo qeveri do me ndershmëri negociatat e pranimit me BE-në, si mund të mohojnë këshillat e Parlamentit Evropian, Komisionit Evropian dhe shteteve anëtare për një çështje kaq të ndjeshme dhe themelore për demokracinë. Grupi i PPE do të vëzhgojë me vëmendje lëvizjet e radhës, në lidhje me Kodin Zgjedhor, dhe do të kërkojë fuqishëm të arrihet konsensusi me opozitën brenda Këshillit Politik. I takon partive dhe popullit shqiptar të mbrojnë demokracinë dhe perspektivën e tyre evropiane.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *