E shtunë, 17 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Portet turistike pa garë, PS: Projektligji synon t’i përgjigjet bumit turistik

Nëse një port turistik është pjesë e një investimi strategjik, socialistët propozojnë që ai të mos i nënshtrohet më garës dhe procedurës koncesionare, por të realizohet nga vetë subjekti investues.

“Ky ligj është vetëm për investimet strategjike që në tërësinë dhe përbërjen e tyre kanë edhe portin turistik. Nëse porti turistik do të ndërtohet si një projekt më vete, do t’i nënshtrohet garës konkurruese”, tha Zamira Sinaj, deputete e PS

Reklamë

Propozuesja Zamira Sinaj shpjegon pse është i nevojshëm ky ndryshim ligjor.

 “Ky ndryshim është paksa i vonuar. Shqipëria ka një bum turistik, por ama ekonomia detare ka ecur me ritme të ngadalta. Shumë operatorë marrin pasagjerët me skafe dhe barka, pa pasur një vend ankorimi, kjo është kthyer edhe në burim aksidentesh. Në këtë kuadër dhe në zhvillimin turistik, po shihet me interes ky invesim”, shtoi Sinaj.

Reklamë

Sipas projektligjit të depozituar në Kuvend, kur portet turistike janë pjesë përbërëse e investimeve strategjike turistike, zbatimi paralel i këtyre dy paketave ligjore sjell mbivdendosje procedurash dhe vështirësi në realizimin e projekteve.

Përmes këtij projektligji synohet krijimi i një trajtimi të veçantë për këto raste, me qëllim garantimin e unitetit të projektit strategjik, përshpejtimin e proceseve administrative dhe rritjen e sigurisë juridike./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë