Në një kohë kur kanë mbetur edhe pak kuti për të numëruara nga votat e kandidatëve, ai që ka marrë më shumë vota në rang vendi është Taulant Balla, i cili ka siguruar 21 604 vota.

 

I dyti renditet Fatmir Xhafaj. Kujtojmë se ky i fundit theu herësin, duke siguruar mandatin e deputetit.

 

Nga Partia Demokratike është Lulzim Basha, 16 186 vota, i ndjekur nga Agron Shehaj, i cili ka marrë 13852 vota.

 

Ndërkohë, nga radhët e LSI-së, më shumë të votuar janë Agron Çela dhe Monika Kryemadhi.

 

Në zgjedhjet parlamentare, PS fitoi 74 mandate, ndërsa PD arriti të sigurojë 59 mandate.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *