Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
31 May 2026
Vizion fokus

“Albanian Digital Solutions”, Rama: Shënon fazën e re të...

“Nisim fazën e mbylljes së negociatave”, Rama: Anëtarësimi në...

Aksident në aksin Lushnje-Fier, ‘Audi’ del nga rruga dhe...

Kaos në Paris pas triumfit të PSG në Champions...

Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha vizitë zyrtare në Kosovë,...

Britania ashpërson kontrollet e azilit

Asnjë problem me shëndetin, Shtëpia e Bardhë publikon analizat...

PSG i bashkohet historisë, Enrique u bashkohet trajnerëve që...

SHBA-të tërhiqen pas protestave për imigracionin

PSG sundon Europën, Champions League i dytë radhazi për...

Politika shqiptare i jep lamtumirën shkrimtarit të madh Ismail Kadare

1 Korrik 11:10

Politika shqiptare i ka dhënë lamtumirën shkrimtarit të madh Ismali Kadare, i cili mbylli sytë mëngjesin e sotëm, 1 korrik 2024.

“Sot, më datë 1 korrik, 2024, në orën 08:50, ndërroi jetë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, shkrimtari i madh Ismail Kadare. Për ceremoninë e përcjelljes do t’ju njoftojmë në një çast të dytë’  shkruhet në një postim në facebook të shtëpisë botuese “Onufri’ e cila ka të drejtat ekskluzive të veprave të Kadaresë.

Lexo edhe :

Related Posts

Ndarja nga jeta e Ismail Kadaresë, reagon Berisha: Një nga shkrimtarët më të mëdhenj të kohës
“Tregimi i tij i sofistikuar krahasohej me Orwell dhe Kafkën”, mediat e huaja shkruajnë për vdekjen e Kadaresë

Lulzim Basha shkruan se ndarja nga jeta e Kadaresë është një lajm i trishtë për kulturën dhe kombin shqiptar. Letërsia humbi një zë origjinal të jashtëzakonshëm, shkruan Basha, ndërsa familja dhe miqtë humbën një person të pazëvendësueshëm.

Basha: Ndarja nga jeta e shkrimtarit të madh Ismail Kadare, është një lajm i trishtë për kulturën dhe kombin shqiptar.  Patriarku i letrave shqipe, ambasadori i kulturës shqiptare në botë, shkrimtari që mbajti gjallë vetëdijen dhe shijen letrare për gati gjysmë shekulli, mbylli sytë përgjithmonë për të fituar pavdekësinë në altarin e letërsisë dhe kulturës së përbotshme.

Me veprën e tij letrare, me shumëllojshmërinë e zhanreve dhe universin e temave, Kadare është krenaria e kulturës kombëtare dhe përfaqësuesi më i denjë i letërsisë shqipe të gjysmës së dytë të shekullit XX. Me largimin e tij nga kjo botë, kultura dhe letërsia ka humbur një zë origjinal të jashtëzakonshëm, kombi ka humbur një mbrojtës të flaktë të identitetit kombëtar, familja dhe të afërmit njeriun e dashur, miqtë dhe kolegët mikun e tyre të pazëvendësueshëm. Në këtë ditë të trishtë, jam pranë familjes dhe të afërmve me lutjet për paqe të merituar dhe amshim të paharruar! Le të prehet i qetë, shkrimtari ynë i madh!

Kreu i PL-së, Ilir Meta, shkruan se Kadare ishte për shqiptarët një dritë shprese për një nga periudhat më të errëta të vendit.

Meta: Kombi shqiptar humbi sot gjeniun e madh të letrave dhe shprehësin më të jashtëzakonshëm të fuqisë së mendimit, kulturës, vlerave dhe forcës tonë krijuese, që si askush tjetër u dha atyre përmasa botërore, duke na bërë krenarë të gjithëve. Ismail Kadare ishte për shqiptarët një dritë shprese në një nga periudhat më të errëta të vendit, zëri universal kundër totalitarizmit, një simbol i ndritur i vokacionit tonë europian, që me kryeveprat letrare të lëna trashëgim do t’i jemi mirënjohës përjetë. Ngushëllimet më të sinqerta familjes së dashur Kadare, komunitetit të shkrimtarëve e publicistëve dhe mbarë kombit shqiptar për këtë humbje të madhe e të pazëvendësueshme!

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla shkruan se Kadare e ngjiti letërsinë dhe kulturën shqiptare në majat e letërsisë.

Nikolla: Me veprën që krijoi, Ismail Kadare, shkrimtari shqiptar më i madh i të gjitha kohrave, u ngjit në Olimpin e letrave shqipe. Me rrezatimin e përbotshëm të veprës së tij, Kadare e ngjiti letërsinë dhe kulturën shqiptare në majat e letërisë, kulturës dhe qytetërimit botëror.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të shkrimtarit tonë të madh, Ismail Kadare. Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj nënvizon se Kadare la pas një trashëgimi të pashlyeshme të letrave, kulturës dhe historisë sonë, e do të vijojë të rrezatojë po aq fuqishëm në mendjen e lexuesve të letërsisë së tij brilante.

Veliaj: Shumë i trishtuar nga lajmi për ndarjen nga jeta të shkrimtarit tonë të madh, Ismail Kadare – një prej mendjeve më të ndritura të letërsisë shqiptare dhe botërore. Kadareja la pas një trashëgimi të pashlyeshme të letrave, kulturës dhe historisë sonë, e do të vijojë të rrezatojë po aq fuqishëm në mendjen e lexuesve të letërsisë së tij brilante. Ngushëllime të sinqerta Helenës dhe familjes për këtë humbje të madhe. Pusho në paqe, i dashur Ismail.

Jeta e Ismali Kadare

Kadare lindi më 28 janar 1936 në lagjen Palorto të Gjirokastrës. Vokacioni i tij për letërsinë zuri fill në moshë të hershme. Në moshën 11-vjeçare lexoi Tragjedinë “Makbeth” të Shekspirit dhe i ndryshoi jetën megjithëse në atë moshë nuk kuptonte gjithçka. E donte kaq shumë sa filloi ta kopjonte në dorë. Më 1958 mbaroi degën e Gjuhës e të Letërsisë në Universitetin e Tiranës. Më pas shkoi me studime në Moskë për dy vjet në Institutin e Letërsisë Botërore “Maksim Gorki” (1958-1960)

Në vitin 1963 botoi romanin e tij “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, i cili pati jehonë edhe përtej vendit. Libri u përkthye në 33 gjuhë të botës dhe i dha autorit njohje ndërkombëtare. Romani u vlerësua nga gazeta e njohur e Parisit “Le Monde” si një ndër 100 librat e shekullit XX.

Më pas erdhi romani “Kështjella”, botuar në vitin 1970. Në këtë rrjedhë, autori u frymëzua edhe për shkrimin e romanit “Krushqit janë të ngrirë”, i cili flet mbi demonstratat e vitit 1981 të shqiptarëve të Kosovës.

Një tjetër roman i vlerësuar ishte “Kronikë në gur” (1970). Në vargun e publikimeve të pandërprera, romani alegorik “Nëpunësi i Pallatit të ëndrrave” (1981), veçohet si më i lakuari në tërësinë e veprës së Kadaresë.

Përpara se në Shqipëri të vendosej pluralizmi politik, pas protestave të studentëve në dhjetor 1990, Kadare udhëtoi me avion drejt Francës, ku kërkoi azil politik. Ai jetoi në Paris, u rikthye në atdhe pas zhvillimeve të para demokratike, ndërsa vitet e fundit u rikthye në Tiranë.

Që prej vitit 1996, shkrimtari shqiptar u bë anëtar i asociuar (përjetësisht) i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike të Francës.

Ai është vlerësuar me një sërë çmimesh ndërkombëtare si i përzgjedhur në radhët e shkrimtarëve botërisht të njohur, sikurse Gabriel Garcia Marquez, Günter Grass dhe Milan Kundera. Deri tani, veprat e tij janë përkthyer në rreth 45 gjuhë të botës.Shpesh emri i tij u përfol për si një ndër konkurentët për marrjen e Çmimit Nobel për Letërsinë por nuk e fitoi.

Më 17 tetor 2023, shkrimtarit të madh shqiptar iu dha titulli i Oficerit të Lartë të Legjionit të Nderit, nga Presidenti francez Emmanuel Macron.

Në vitin 2005 fitoi Çmimin Ndërkombëtar “Man Booker Prize” ndërkohë ishte kandidat pretendent edhe për vitin 2024 me librin “Kur sunduesit grinden” i cili u vlerësua si një “meditim letrar magjepsës mbi Rusinë Sovjetike, autoritarizmin, strukturat e pushtetit në një periudhë shkrimtarësh të mëdhenj”.

Në tetor 2019 fitoi çmimin Ndërkombëtar të Letërsisë Neustadt, që njihet edhe si Nobeli Amerikan.

Më 20 tetor 2009 Ismail Kadare u bë i pari shkrimtar shqiptar që fiton çmimin “Princi i Asturias për Letërsinë”.

Posted Under:
Anash Kulture Politike Vendi
Tagged:
Ismail Kadare Politika Shqiptare vdes ismail kadare

Nga e njëjta kategori

Zakonet që do t’ju “shpëtojnë” nga fryrja e barkut

më shumë...

“Albanian Digital Solutions”, Rama: Shënon fazën e re të transformimit dixhital të shtetit shqiptar

më shumë...

“Nisim fazën e mbylljes së negociatave”, Rama: Anëtarësimi në BE, më afër se asnjëherë më parë

më shumë...

Aksident në aksin Lushnje-Fier, ‘Audi’ del nga rruga dhe përplaset me pemën, plagoset një 65-vjeçare

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner

Minute pas minute

10:33

Zakonet që do t’ju “shpëtojnë” nga fryrja...

9:58

“Albanian Digital Solutions”, Rama: Shënon fazën e...

9:45

“Nisim fazën e mbylljes së negociatave”, Rama:...

9:43

Aksident në aksin Lushnje-Fier, ‘Audi’ del nga...

9:21

Kaos në Paris pas triumfit të PSG...

9:06

Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha vizitë zyrtare...

9:02

Rama publikon pamje nga Tirana me turistë:...

8:53

Reshje shiu në jug të vendit, por...

8:18

Horoskopi për ditën e sotme, 31 Maj...

10:38

Pijet që përshpejtojnë metabolizmin dhe ndihmojnë në...

10:27

Britania ashpërson kontrollet e azilit

9:53

Asnjë problem me shëndetin, Shtëpia e Bardhë...

9:28

PSG i bashkohet historisë, Enrique u bashkohet...

9:24

SHBA-të tërhiqen pas protestave për imigracionin

9:01

PSG sundon Europën, Champions League i dytë...

8:40

Forcat amerikane bllokojnë anijen tregtare me flamur...

8:21

Tre subjekte politike bashkohen në Mal të...

8:10

Adoleshenti plagos me thikë 42-vjeçarin në Lushnjë

8:02

Finalja e Champions League/ PSG-Arsenal shkon në...

7:32

Finalja e Champions League/ PSG barazon sfidën,...

Më të klikuarat

  • “Dashuri, para dhe karrierë”, 5 shenjat më me fat të Horosko...
  • SHBA-të tërhiqen pas protestave për imigracionin
  • “Ishte moment dobësie”, Indri pendohet për Klevi...
  • Sot finalja PSG-Arsenal në Vizion Plus, betejë për fronin e...
  • “Jam shumë më tepër se mbiemri që mbaj”, Blerina...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.