Një suedez 21-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi në çantën e tij janë gjetur 19 pistoleta.

 

Sipas policisë arrestimi i tij është bërë në Pikën Kufitare Muriqan, ku gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e suedezit, Sebastian Vall, i cili udhëtonte si pasagjer në autobuzin e linjës “Kosovë -Gjermani”, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 19 armë zjarri tip “pistoletë”, kalibër 7.65.

 

Ndëkohë vijojnë hetimet nga Specialistët e Departamentit të Policisë Kriminale dhe të Policisë Shkodër për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti të trafikut të armëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *