Subscribe

Policia e Shtetit I ka bërë thirrje organizatorëve të protestës së opozitës që të marrin masa dhe te mos tejkalojnë kufijtë e ligjit pasi disponon disa informacione shqetësuese.

 

Në një dalje për mediat zv/drejtorja e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Aida Hajnaj u kërkoi organziatorëve që të largojnë nga turma njerëzit me maska apo me mjete të forta në duar në mënyrë që të mos regjistrohen incidente.

 

“Për shkak të informacioneve shqetësuese që Policia disponon, në vazhdën e protestave të shkuara të të njëjtave subjekte politike, u bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve të mos tejkalojnë kufijtë e ligjit. Po ashtu, nisur nga ngjarja e rëndë e protestës së kaluar ku protestues të dhunshëm goditën me shufra metalike protestues paqësorë, u bëjmë thirrje organizatorëve të largojnë nga turma njerëz me maska apo me mjete të forta në duar, duke ia dorëzuar menjëherë Policisë. Policia e Shtetit ka konstatuar me shqetësim se mes të ndaluarve në protestat e shkuara ka individë me precedentë të rëndë penale, siç ishte rasti i njërit prej dhunuesve të dy protestuesve paqësorë, i dënuar për trafik ndërkombëtar droge.”

 

Hanaj u bëri thirrje gjithashtu të gjithë qytetarëve që të shmangin perimetrin e protestës pasi mund të ketë akte dhune.

 

Deklarata e plotë”

Përshëndetje

 

Sot disa forca politike kanë thirrur një tubim proteste. Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për të garantuar lirinë demokratike të tubimit dhe njëkohësisht ka kërkuar bashkëpunimin e organizatorëve për të shmangur dhunën gjatë saj.

 

Për shkak të informacioneve shqetësuese që Policia disponon, në vazhdën e protestave të shkuara të të njëjtave subjekte politike, u bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve të mos tejkalojnë kufijtë e ligjit.

 

Po ashtu, nisur nga ngjarja e rëndë e protestës së kaluar ku protestues të dhunshëm goditën me shufra metalike protestues paqësorë, u bëjmë thirrje organizatorëve të largojnë nga turma njerëz me maska apo me mjete të forta në duar, duke ia dorëzuar menjëherë Policisë.

 

Policia e Shtetit ka konstatuar me shqetësim se mes të ndaluarve në protestat e shkuara ka individë me precedentë të rëndë penale, siç ishte rasti i njërit prej dhunuesve të dy protestuesve paqësorë, i dënuar për trafik ndërkombëtar droge.

 

I bëjmë thirrje të drejtpërdrejtë organizatorëve të marrin të gjithë përgjegjësinë e tyre për moslejimin e devijimit të protestës.

 

Po ashtu ri-kujtojmë se përdorimi i mjeteve piroteknike është jo vetëm i paligjshëm, po edhe tejet i rrezikshëm për shëndetin e jetën e punonjësve të Policisë dhe qytetarëve.

 

Policia e Shtetit do t’i qëndrojë strikt parimit demokratik të proporcionalitetit dhe është e përgatitur të reagojë në proporcion të plotë, me çdo akt dhune.

 

Po ashtu u kërkojmë qytetarëve të Tiranës, që nuk janë të interesuar  për protestën, të  shmangin lëvizjen në perimetrin e protestës së sotme, e cila do të jetë nën monitorimin  e plotë të Policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *