Policia Rrugore ka ushtruar kontrolle të shumta gjatë orëve të fundit në disa rruge të Tiranës dhe në zonat periferike duke ndëshkuar fort shoferet shkeles të kodit rrugor.

12 shofere janë arrestuar dhe dhjetera masa të tjera janë vendosur për drejtim mjeti në gjëndje të dehur, pa patentë apo shpejtësi të madhe etj.

 

NJOFTIMI I POLICISE

➡️ Si rezultat i monitorimit janë konstatuar 38 raste të shpejtësisë tej normave të lejuara që varionin nga 133 km/h deri ne 155 km/h.

➡️ Gjithashtu u konstatuan dhe 75 raste me shpejtësi nga 115 km/h deri në 127 km/h, ku drejtuesit e mjeteve u ndëshkuan me masë administrative me nga 6.000 lekë secili.

➡️ Ndërkohë nga monitorimi me dragera gjatë 5 netëve janë konstatuar 68 drejtues mjetesh nën ndikimin e alkoolit që varionte nga 0.07 mg/l deri në 0.27 mg/l si dhe 45 drejtues mjetesh në masën nga 0.32mg/l deri në 0.45 mg/l.

➡️ Po gjatë kontrolleve janë arrestuar në kushtet e flagrancës 12 drejtues mjetesh , nga të cilët 8 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 4 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të mos abuzojnë me shpejtësinë pasi në të gjitha akset nacionale të vendit ka radarë dhe patrulla të lëvizshme të Policisë me makina të paloguara të pajisura me kamera e aparat fotografikë. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *