Subscribe

Pas ekzekutimit të Hekuran Billës në Tiranë, policia po heton në disa pista, por më e forta është ajo e hakmarrjes. Blutë e Tiranës kanë tentuar të marrin në pyetje Viktor Markun,  vëllain e Prel Markut, i cili u vra nga hekuran Billa në vitin 2006 në Britaninë e Madhe.

Gjatë kontrolleve të kreyra në banesën e Markut, policia nuk e ka gjetur në banesë, por ndërkohë e kanë shpallur në kërkim si të dyshuar për atentatin ndaj Billës.

Gjatë marrjes në pyetje familjarët e tjerë të Markut kanë dëshmuar se konfliktet e vjetra i kanë sheshuar, duke e quajtur histori të mbyllur.

Por grupi hetimor ka sërish dyshime në lidhje me deklaratat e familjarëve dhe ka njoftuar në pikat kufitare për 34 vjecarine  shpallur në kërkim i cili dyshohet të jetë atentatori kryesor i vrasjes së Hekuran Billës mbrëmjen e së enjtës në Zonën e Komunës së parisit.

Hekuran Billa ishte ekstraduar në Shqipëri dhe ishte dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Prel Markut, por ai u lirua pas disa vendimeve të dhëna nga drejtësia shqiptare .

Pak ditë para atentatit ai ishte ktheyr nga Belgjika.

Ndërkohë Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka nisur verifikimet e vendimeve që cuan në lirimin e Billës, edhe pse atij i ishte njohur në Shqipëri dënimi me burg përjetë që kishte marrë bnë britani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *