Identifikohen nga policia autorët që hapën zjarr ndaj makinës së biznesmenti Dashamir Gjoka. Uniformat blu janë vënë në gjurmët e autorëve të dyshuar.

 

Sipas policisë bëhet fjalë për vellezerit:

 

  • E.K. 32 vjeç, banues në Shijak;
  • M.K. 36 vjeç, banues në Shijak.

 

Këta të fundit në vendin e quajtur”Komuna Xhafzotaj”, Shijak, kanë qëlluar me armë zjarri automatik automjetin tip Benz të blinduar në lëvizje që drejtohej nga biznesmeni.

 

Nga kjo ngjarje nuk ka patur persona të dëmtuar.

 

Gjatë këqyrjes në vendin e ngjarjes u fiksuan në cilësinë e provës materiale 26 copë gëzhoja,  model 56,  kalibër  7.62 mm.

 

Në cilësinë e provës materiale është bllokuar dhe mjeti tip Benz,  në të cilin dyshohet se kanë qenë shtetasit e mësipërm, si autorë të dyshuar në momentin e goditjes me armë zjarri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *