Ekperti për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso shprehet se parakusht për zhvillimin e zgjedhjeve të lira është vullneti politik. Por, sipas tij, kjo mund të garantohet vetëm nga krijimi i një qeverie kujdestare që nuk ka konflikt interesi me zgjedhjet e lira.

 

I ftuar këtë të enjte në studion e lajmeve të “Vizion Plus”, Kaso bëri të ditur se PD ka përgatitur projektligjin për të futur në mandatin e SPAK edhe vepra të rënda të korrupsionit pasiv dhe aktiv në proceset zgjedhore. Me argumentin se hetimi i korrupsionit zgjedhor është lënë jashtë fokusit të SPAK-ut.

 

Ndër të tjera, ai ka akuzuar Policinë e Shtetit se nuk ka zbatuar atë çfarë ligji ka përcaktur që nga viti 2003, por u ka ofruar mbrojtje mazhorancës, veçanërisht gjatë zgjedhjeve.

 

Intervista e plotë: 

 

Në thelb të qëndrimit të formuluar nga zyrtarisht nga PD është ideja që në Shqipëri duhet të ketë një qeveri kujdestare. Partia Demokratik vjen tek ajo kërkesë për të cilën luftoi një vit, edhe me protesta radikale. Sa realiste është kjo kërkesë sot?

 

Është shumë realiste, pasi domosdoshmëria që kanë evidentuar proceset e fundit zgjedhore dhe objekti kryesor i reformës zgjedhore është ndarja e krimit nga proceset zgjedhore. Për të ndarë krimin nga proceset zgjedhore, ne si opozitë kemi paraqitur ditën e djeshme në kuadër të këshillit politik një paketë masash që synojnë të bëjnë institucionet shtetërore, Policinë e Shtetit, Prokurorinë, SPAK-un, por nga ana tjetër t’i nxisim dhe vetë qytetarët, në mënyrë që institucionet shqiptare të marrin përgjegjësi dhe të kryejnë detyrën. Gjithashtu të mos funksionojë siç kanë funksionuar të paktën në proceset e fundit zgjedhore, veçanërisht Policia e Shtetit.

 

Largimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit e kërkoni 100 ditë para zgjedhjeve. Përse drejtorin e Policisë së Shtetit? Kam parasysh që Policia e Shtetit në fakt stigmatizoi në raportet e ndërkombëtarëve shumë herë më keq deri në mesin e viteve 2000. Ka kohë që nuk është më problem policia?

 

Nuk është e vërtetë që Policia e Shtetit nuk është më problem. N.q.s lexojmë raportet e fundit të OSBE/ODIHR për një vëmendje të shtuar të Policisë së Shtetit jo për të bërë atë ligji i ka përcaktuar që nga viti 2003 dhe deri më sot, por u ka ofruar mbrojtje grupimeve të caktuar politike, veçanërisht ata nga të cilët varen, pra mazhorancës, për të futur duart në procesin zgjedhor. Ndryshimi i drejtorit të Policisë 100 ditë para zgjedhjeve nuk është një qëndrim që rri i veçuar, por është në kuadër të një ombrelle që ne kemi kërkuar. Parakusht për zhvillimin e zgjedhjeve të lira, siç e ka thënë dhe ODIHR në raportet e veta, është vullneti politik dhe ky vullnet politik mund të garantohet vetëm nga një qeveri kujdestare që nuk ka konflikt interesi me zgjedhjet e lira.

 

Kur propozoni hetimin e korrupsionit zgjedhor nga SPAK, keni parasysh ndonjë hap tjetër më specific, apo atë që keni kërkuar deri më sot?

 

Përpara zgjedhjeve të vitit 2017, në muajin maj, me konsensus janë miratuar ndryshimet në Kodin Penal sa i përket veprave të rënda që lidhen me zgjedhjet, korrupsionit aktiv dhe pasiv për zgjedhjet. Që atëherë, ndërhyrja në zgjedhje quhet krim i rëndë dhe korrupsion zgjedhor. Gjykata e Posaçme Antikorrupsion dhe SPAK-u kanë në mandate të tyre kushtetues hetimin e korrupsionit, veçanërisht korrupsionin në një niveli të lartë. Për shkak se këtë ndryshime në kodin penal janë dy ose tre muaj më vonë nga ndryshimet në kodin e procedurës penale që përcaktonin në mënyrë të detajuar kompetencën lëndore të SPAK-ut, këto janë lënë jashtë fokusit të SPAK-ut. Pra, SPAK të dojë të hetojë në zgjedhjet e ardhshme korrupsionin zgjedhor, nuk e heton dot. Për këtë arsye, ne kemi përgatitur projektligjin për të futur në mandatin e SPAK edhe vepra të rënda të korrupsionit, atë të korruspsionit në zgjedhje.

 

Partia Socialiste përmes Gjiknurit ka thënë se për këtë çështje duhet një kompromis

 

Propozimet tona janë shpalosur dje në kuadër të këshillit politk, nuk besoj se përbëjnë ndonjë risi ngaqë janë konseguente me ate që ne kemi kërkuar prej kohësh.

 

Dua të sjell qëndrimin e Partisë Demokratike lidhur me aksionin Anti KÇK të qeverisë. Ju keni thënë që KÇK në këtë vend është vetë qeveria. Çfarë konkretisht po evidenton PD, çfarë nuk është dakord me kalimin e ditëve në aplikimin e këtij aksioni ligjor dhe politik të qeverisë?

 

Opozita e bashkuar ka evidentuar prej kohësh tendencën e kësaj qeverie për të marrë çdo pushtet me vete në mënyra demokratike, të ligjshme dhe të jashtëligjshme. Veçanërisht, kohët e fundit, qeveria ka zgjedhur këtë mënyrë që nga miratimi i një akti normative, i cili bie ndesh me parashikimet kushtetuese dhe që minon punën e institucioneve të reja të sistemit të drejtësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *