E mërkurë, 14 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Policia e Kosovës raporton për sulm me armë në veri

Një njësit i Policisë së Kosovës është sulmuar të shtunën me armë zjarri në veri, kanë thënë zyrtarë të këtij institucioni.

 

Reklamë

Përmes një postimi në Facebook, Policia ka thënë se njësiti për mbikëqyrjen e kufirit në Zubin Potok është sulmuar teksa ka qenë duke vendosur një barkë patrulluese në Liqenin e Ujmanit.

 

Reklamë

“Kanë qenë afërsisht 10 të shtëna me armë zjarri. Të shtënat kanë qenë të njëpasnjëshme, nga pjesa tjetër e liqenit dhe kanë goditur afër barkës së policisë. Nga këto të shtëna nuk ka persona të lënduar”, është thënë në njoftimin e Policisë.

 

Më pas në vendin e sulmit ka shkuar njësia për ndërhyrje të shpejtë.

 

Komunat në veri të Kosovës, si Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq, janë të banuara me shumicë serbe.

Vazhdo të lexosh

Reklamë