E martë, 13 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:31: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Abilekaj: Sot u shtua dhuna sepse qeveria nuk po përgjigjet! Demalia: Po bëni demagogji, flisni si komunistët

Protesta e ditës së sotme u bë temë debati këtë të martë në studion e “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus, të gazetarit Ylli Rakipi.

Analisti Enton Abilekaj tha se arsyeja pse protesta eskaloi në dhunë është se qeveria prej muajsh i injoron shqiptarët dhe nuk ofron asnjë zgjidhje.

Reklamë

Sipas tij, policia sot veproi si policia e Hekuran Isait dikur. Por, për Ilir Demalian, gjuha e përdorur nga gazetarët është demagogji.

Pjesë nga debati:

Reklamë

Abilekaj: Kush janë protestuesit? Ata ngjajnë me ata të Klodian Rashës, grupe fanatike. Çfarë ishte protesta e Klodian Rashës? Protestë e të rinjve të varfër e të papunë. Çfarë ishte protesta e studentëve të vitit 2018? Ishte protestë e studentëve që nuk kishin kushtet për të jetuar. Çfarë është protesta e Flamingove? Protestë e shtresës së mesme që e sheh veten pa të ardhme, për shkak të qeverisë, për shkak të çmimeve.

Të gjitha këto shtresa janë në protestë sot dhe asnjëra nga protestat nuk ka marrë përgjigje. Të gjithë janë në konflikt me qeverinë. Kjo qeveri mendon se do ta zgjidhë protestën me dhunë. Nëse mendon se do të dhunojë çdo shqiptar për karrigen e Ramës, nuk do t’ia arrijë. Historia është e ngjashme me atë të Hekuran Isait.

Demalia: Është situatë krejt tjetër.

Abilekaj: Kemi një qeveri që, në vend të reflektojë për zgjidhjen e problemeve, i dhunon protestuesit, sepse nuk ka mundësi t’i zgjidhë ato. Rruga që po ndjek kjo qeveri është e kundërt me interesat e tyre. Kjo është arsyeja pse kemi më shumë dhunë se çdo herë tjetër. Kjo është arsyeja pse njerëzit ushtruan dhunë sot.

Nuk ishin vetëm studentët sot, ishin të gjithë. Policia e di që është aty për një qëllim partiak. Policia nuk përfaqëson shtetin e së drejtës këtu. Po të përfaqësonte shtetin e së drejtës, nuk do të rrihte gazetarët, as ata që arreston.

Demalia: Ju bëni demagogji.

Abilekaj: Këta dhunojnë njerëzit dhe bazohen te frika. Njerëzit po shtypen dhe dhuna po shtohet. Kur qeveria nuk pranon ta zgjidhë situatën pa dhunë, dhuna do të eskalojë.

Demalia: Kush e nisi dhunën?

Abilekaj: Dhunën e nisën protestuesit, sepse qeveria ka muaj që nuk u përgjigjet.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.